Flet kryetari KCK Edi Rama: Meta e ka përplasjen me drejtësinë...

Premte, 15 November 2019 11:39

Ashtu siç ishte paralajmëruar, fjalimi i Edi Ramës do ishte shumë i gjatë. Që në nisje, Rama sulmoi ashpër presidentin, duke thënë se atij i ka humbur busulla.

Rama tha se kjo nuk është përplasje me Ilir Metën, por një përplasje mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Kreu i ekzekutivit tha se Meta e ka kthyer Presidencën në një frëngji.

Kryeministri përmendi disa herë ndërkombëtarët, duke deklaruar se sulmet e Metës janë ndaj SHBA dhe BE. Kurse Rama tha se ai dhe qeveria e tij është në një linjë me SHBA dhe BE.

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër, për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100 përqind në të njëjtën linje me SHBA e BE.

Është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve, që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.

Modifikuar më Premte, 15 November 2019 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...