Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu deklaroi se tentativa e përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Sipas tij Ramës i duhet me patjetër Gjykata Kushtetuese sepse ajo do të vendosë për 30 qershorin.
“Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori”, tha Basha.