Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar për përplasjen mes qeverisë dhe Presidentit lidhur me Gjykatën Kushtetuese (GJK).
Në një publikim në Facebook, Doda thotë se nëse qeveria kap këtë gjykatë, shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër vetëm se të marrin armët.
“Nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me force nga kjo maxhorance mbetet vetëm rruga e parë që sot tregoi Presidenti i Republikes, për të gjithë shqiptaret e vërtetë…
Të gjithë shqiptaret që ende sot duan të jetojnë në këtë vend duhet t’i tregojnë këtij të çmenduri kuptimin e fjalës rezistencë… me pushtuesin, shqiptaret dine si duhet te sillen”,- shkruan Mesila Doda.