Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto-meme në faqen e tij në Facebook, ku duket kryeministri Edi Rama, dukshëm i lodhur, teksa flet nga foltorja e Kuvendit.
“Kam vetëm një këshillë: mos pini mall!!!” lexon diçitura e memes.
Rama një vit më parë, 22 nëntor 2018
Rama sot, 15 nëntor 2019:
Foto-krahasimet janë të zakonshme edhe në median perëndimore, për të parë se si ndryshojnë liderët nga viti në vit.
Megjithatë së fundmi, kryeministri Edi Rama ka anuluar një seri takimesh dhe mediat kanë raportuar se ai ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kryeministri nuk ka sqaruar asnjëherë zyrtarisht se çfarë problemesh, por është mjaftuar duke ironizuar median.