Meta: Mbështesim iniciativën e SHBA, por na duhet stabilitet politik

Hënë, 18 November 2019 11:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar sot se Shqipëria mbështet iniciativën e SHBA për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare të Lirisë Fetare.

Deklarata u bë në konferencën “Feja si Instrument për Paqen”, të organizuar nga Presidenti në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Teksa Meta vlerësoi maksimalisht rolin që kanë luajtur bashkësitë fetare në Shqipëri, njëzëri të bashkuara për integrimin e vendit dhe në luftën kundër terrorizmit, nxori në pah nevojën për të siguruar stabilitet politik në Shqipëri dhe në vendet e rajonit për t’u krijuar siguri popujve

Meta tha: “Shqipëria përshëndet dhe mbështet iniciativën e SHBA dhe planet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo, për krijimin e Aleancës Ndërkombëtare të Lirisë Fetare, një aleancë e kombeve me të njëjtën mendje, të përkushtuar për të luftuar persekutimin fetar në të gjithë botën".

"Të gjitha shtetet në rajonin tonë i janë bashkuar koalicionit global kundër terrorizmit, por ne duhet të sigurojmë një stabilitet politik për secilin nga vendet tona në rajonin tonë, në mënyrë që t’u krijojmë siguri popujve tanë dhe të arrijmë zhvillimin e ekonomive, por edhe të mos lejojmë shfaqjen e çdo ekstremizmi fetar, diplomacinë e butë nga faktorët e tretë dhe ndikimin e huaj negativ".

"Sot vendi ynë përballet me rastet e rënda të të mbeturve në Siri si ai i Alvin Berishës. Por ka dhe me dhjetëra kampe të tjera ku ndodhen shqiptarë dhe këta duhet të rehabilitohen, të mbrohen, të përkrahen, të integrohen në shoqëritë tona.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...