Thirrjet “Rama ik” në stadium si ato të ’90 “Poshtë Komunizmi”/ Gazetari: Iu doli nga shpirti

Hënë, 18 November 2019 11:33

Thirrjet “Rama ik” nga tribunat e stadiumit “Air Albania” ndoshta ishin e vetmja surprizë për organizatorët e spektaklit që parapriu takimin mes Shqipërisë dhe Francës. E ndërsa për spektaklin e dhuruar, pavarësisht kritikave të shumta, mund të ishin harxhuar orë e javë për t’a kuruar deri në detaje, thirrjet “Rama ik” që nisën nga tribuna përballë asaj VIP dhe u shpërndanë në të gjithë stadiumin mund të cilësoheshin si qershia mbi tortë.

Qytetarë, që ndoshta e kishin menduar një veprim të tillë, por që masiviteti që morën ovacionet ishin një spektakël më vete.

Thirrje të ngjashme me ato të vitit ’90 në Kavajë, Tiranë apo Shkodër, kundër komunizmit, që spontanisht u përhapën kudo në Shqipëri.

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja në një postim në rrjet shkruan se “thirrja “Rama Ik”, iu doli nga shpirti!”

“Mjaftoi nje shkendije dhe i gjithe stadiumi në sintoni të plotë kërkoi largimin e Kryeministrit Rama.

U ndjeva mirë që isha në stadium dhe isha dëshmitar i kësaj thirrje, pasi në Kavajë në vitet ’90, nuk kam qenë prezent për të dëgjuar thirrjet “Poshtë Komunizmi dhe Liri Demokraci””, shkruan Kalaja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...