Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit Europian.
Duke sjellë deklaratat e Macron, Soreca u shpreh i gatshëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, nëse implementohen kushtet e vendosura nga Europa.
“Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, tha Soreca./PANORAMA.al