Presidenti Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se, ambasadorë të huaj në Shqipëri kanë tentuar të bëjnë pazare me të përsa i përket plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Meta tha ambasadorë të huaj në vend kanë tentuar të bëjnë pazare për të emëruar juristë të caktuar në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo është e pa mendueshme”, deklaroi kreu i shtetit.
Sa i takon videos me fakte tronditëse për kreun e KED Ardian Dvorani, publikimin e të cilës e paralajmëroi zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, kreu i shtetit u shpreh:
“S’do ngelet fëmijë pa e kuptuar se ca vjedhje ishte kjo e Dvoranit për Gjykatën Kushtetuese. Dvorani do bëhet shembull, është i vetmi shembull që pritet që askush të mos guxojë të tallet me reformën në drejtësi siç kanë bërë edhe dy vite”.
“Unë si president i republikës s’bëj shaka kur flitet për Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Meta.
Meta tha se kryetari i KED, Ardian Dvorani ka marrë disa garanci për të vjedhur anëtarin e Kushtetuese. “Ne zbuluam kush është ‘Katica’ jonë dhe ‘Katica’ jonë është Dvorani. Ka patur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës. Dvorani ka marrë disa garanci për të vjedhur anëtarin e Kushtetuese”, tha Meta.