“Kush ambasador del në mbrojte të Dvoranit është i korruptuar totalisht, për ata do kërkoj hetim ndërkombëtar”. Deklarata u bë mbrëmjen e sotme nga Presidenti Ilir Meta në emisionin “Open”, mbrëmjen e sotme.
Kreu i shtetit tha se disa ambasadorë kanë tentuar të bëjnë pazare me të për sa i përket plotësimit të vakancave për Gjykatën Kushtetuese.
Meta tha se kryetari i KED, Ardian Dvorani ka marrë disa garanci për të vjedhur anëtarin e Kushtetuese.
Gjatë deklaratave të tij Meta foli me emra konkretë, duke lëshuar kritika ndaj ambasadorit të OSBE-së të cilin e shpalli “non grata” si dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.
“Qëndrimi juaj ndaj personit, Borchardt”, u pyet kreu i shtetit.
Në përgjigjen e tij, Meta u përgjigj: “Sigurisht ky është qëndrimi ndaj personit, as nuk u prezantua nga zyra e OSBE. Këta po e teprojnë shumë, ca diplomatë janë bërë lecka të Edi Ramës”.
Ndërsa për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca- n se, u shpreh se është përgjegjës për situatën në Kushtetuese.