Opinioni publik kosovar nuk e kapërdin dot faktin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, jo vetëm që publikoi një hartë ku Kosova duket pjesë e Serbisë, por nuk reagon për ngjarjen.
Gazeta Express thotë se ka tentuar që të kontaktojë kabinetin e kryeministrit shqiptar, por nuk ka marrë dot asnjë reagim.
Sipas gazetës, nuk është e mundur që të vendoset kontakt telefonik me stafin e Ramës.
Ndërkohë politika në Kosovë e ka dënuar këtë veprim, që vjen pasi Edi Rama u investua për ndarjen e Kosovës dhe shkaktoi zemërim me vendimin për Mini-Shengenin ballkanik.