Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vënë në dijeni Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, se cila është renditja e fundit e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Shqipërisë. Në listë, Prokurori i Krimeve te Rënda, Olsian Çela eshte renditur i pari me 459 pike; pas tij Prokurorja e Përkohshme Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj.
KLP thekson se "me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit."
Shkresa në vijim:
Lënda: Dërgohet vendim nr.236 datë 14.11.2019 i KLP “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Z. GRAMOZ RUÇI
KRYETAR
T I R A N ËI nderuar Z.Ruçi,
Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.
Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.
Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe t? nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin
KRYETARI
GENT IBRAHIMI