Vasili: SHBA foli qartë për drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga rilindja

Premte, 22 November 2019 19:05

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në Shqipëri, si një qëndrim të qartë pro Kushtetutës dhe Ligjit.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se SHBA kërkon një drejtësi të pavarur dhe jo një projekt të kapur nga Rilindja.

“Amerika e vlerave të mëdha!! Departamenti i Shtetit foli shume qartë: “Ligji mbi gjithçka”. Departamenti i Shtetit si gjithmonë në krah të shqiptarëve, që duan Drejtësi të pavarur dhe jo te kapur nga rilindja. Departamenti në krah të shqiptarëve që Kushtetutën e kanë të shenjtë. Departamenti në krah të shqiptarëve, që duan vetëm e vetëm sundimin e ligjit, që është në themel te shtetit dhe lirive të qytetarëve”,- shprehet Vasili në një postim në Facebook.

Nënkryetari i LSI shton se “Shtetet e Bashkuara na bëjnë serish optimistë në luftën kundër kapjes së drejtësisë, në luftën për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të demokracisë vetëm përmes zbatimit të ligjit. Faleminderit Amerikë e vlerave të mëdha”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...