Deklarata e fortë e Metës: Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë

Premte, 22 November 2019 19:09

‘Ndal degradimit të shtetit dhe atdheut tonë. Shqipëria nuk mund të drejtohet më me rezolutë. Por vetëm me Kushtetutë. Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të Kushtetutës.’ – deklaroi presidenti Meta në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Ai u tregua i ashpër në deklaratën për shtyp për mediat. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kreu i shtetit doli para gazetarëve duke thënë se Kushtetuta e miratuar në vitin 2008, po shkelet dhunshëm dhe hapur për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e kryeministrit Rama.

Kushtetuta është ligji suprem sipas parimeve të së cilës qeveriset një vend. Si një tempull që i shërben shtetit të së dejtës e dinjitetit njerëzo. Sa më serioz i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi aq më i panevojshëm është ndryshimi i Kushtetutës. Kushtetutat kanë lindur në kohë krizash për t’u mbrojtur nga pushteti arbitrar dhe ilegjitim. Është Kushtetuta që vendos kufirin e pushtetit të çdokujt që lakmon pushtetin absolut.

Kushtetuta mbetet vijë e kuqe e pakalueshme për sa kohë fuqia e saj buron nga populli. Populli vendosi se sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket vetëm atij. Kjo Kushtetutë u zhbë brenda natës nga marrëveshje politike e parive në vitin 2008. Sipas këtyre ndrysimeve, deputetët nuk përfaqësojnë më vullnetin e shqiptarëve por të kryetarëve të partive. Kushtetuta pas ndryshimeve të vitit 2016 është kthyer në data e afate që kanë bllokuar reformën në drejtësi.

Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese sipas venecias duhej të bëheshin në mënyrë që drejtësia të mos kapej nga partia në pushtet. Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm në përqndrimin e vetëm përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit.

Më tej ai tha se Kushtetuta ishte vija e kuqe që nuk mund të kalohej duke theksuar se do ishte ushtari i parë në mbrojtje të saj. Meta shtoi se do kërkonte mbrojtjen e Kushtetutës nëpërmjet referendumit si i vetmi mjet demokratik.

‘Shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo është vija e kuqe dhe e pakalueshme. Presidenti do kërkojë nëpërmjet referendumit të mbrohet Kushtetutaduke iu drejtuar popullit shqiptar. Presidenti do jetë në vijën e parë të mbrojtjes së Kushtetutës.’ – shtoi kreu i shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...