Analisti i njohur: Gjermania po shikon nga Basha tani

Saturday, 23 November 2019 14:37

Pas kongresit të PPE dhe pas ftesës për të marrë pjesë në kongresin e CDU në Gjermani, kryetari demokrat Lulzim Basha ka shënuar dy fitore të rëndësishme.

Ai arriti të kalojë me vota unanime në PPE një rezolutë me tekst të fortë kundër qeverisjes në Shqipëri.

Për analistin Agron Gjekmarkaj, tashmë Gjermania i ka kthyer sytë nga Basha.

 “Lideri i opozitës Lulzim Basha ndahet veçmas në përshëndetjen e Mekalister, politikan i lartë i CDU dhe njëkohëshëm Merkel duartroket nxehtësisht pos të takuarit që i bëri bashkë me Ursulën e BE! Nuk ishte mësuar Basha me të tillë begenisje! Do jetë bërlykur gezimi! Me të drejtë! Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht!

Nuk është ashtu kot që Merkel ja ka hequr veshtrimin Edi Rames pas lojerave me Vuçiçin për kufijtë e Kosovës, për Tahirin dhe kanabizinin e vendit, për vjedhjen e votave ku vjedhësit nuk ndeshkohen, për manipulimin e Reformes në Drejtësi, për votimet moniste të 30 qershorit dhe percepitimin e krizes!! Artisti që vizaton flutura dhe gënjeshtra, që vesh atlete e tregon qyfyre në Berlin nuk huton askënd! Një bezdi ndaj tij vihet re! Gjermanet me gjasë e kanë kuptuar që Rama nuk është viktimë e opozites po opozita viktima e tij!

Merkel duket se shikimin e ëmbël po ia taks Lulzim Bashes!

Për të ndryshuar perceptimin në Shqiperi keqyrja e Merkel është si ai i Zeusit po meqënëse Zeusi është Zot antik e pak i harruar i duhet edhe një ndihme tjeter per te bërë mrekullinë! Kjo ndihmë është ndryshimi i PD, ekipi i ri që duhet të ngjallë se vdekurish besimin e vrarë vit pas viti nga politika globale e qesharake e vatanit tonë!

Një gjë duket nga larg, për gjermanet, Edi Rama është e shkuara!

A do jetë Basha për ta, e ardhmja varet prej ketij të fundit, nderkohe le t’i gezohet veshtrimit dhe të perpiqet që të mos dalë prej rrezes së tij! Se kur kthehen ne Tirane politikanet shqiptar i kap dalldia dhe Europa u duket e vogel! Uroj që Basha t’i shpëtojë kësaj magjepsjeje banale që nxisin batakçinjtë e atdheut për servilizëm e interesa banale!

Nuk i duhet euforia, por thelbi dhe qasja e europiane për të bërë ndryshimin! Rama u soll për 7 vjet si oriental e otoman me Europën! A mundet Basha të sillet si europian? Gjermanët këtë i kërkojnë ndaj po i japin një mundësi,” shkruan Gjekmarkaj.

Login to post comments