Presidenti Meta: Nuk ka si hurmat e Elbasanit!

Saturday, 23 November 2019 15:13

Pas tensioneve të forta që e shoqëruan gjatë gjithë javës ku shkak u bë përplasja institucionale mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës qeverisëse lidhur me Gjykatën Kushtetuese, kreu i Shtetit Ilir Meta ka zgjedhur Elbasanin si qytetin për t’u relaksuar disi këtë fundjavë.

I ndodhur vetëm pak minuta larg qytetit të Elbasanit, Restoranti “Baçe Mbret” është destinacioni i Presidentit Meta, i cili fton shqiptarët për të konsumuar produktet bio “Made in Albania”.

“Nuk ka si hurmat e Elbasanit! Sot në Baçe Mbret”, shprehet Presidenti Ilir Meta teksa e shoqëron komentin dhe me një foto nga pema e hurmës në Elbasan.

Login to post comments