Hije dyshimi bien mbi një tjetër kryebashkiak të 30 Qershorit, zgjedhur me dorë nga vetë kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për Flamur Golemin, i cili duket se ka fshehur faktin se nuk ka kryer universitet. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në Fb me këtë shënim: “Akuzon narko-Kryetarin monist të bashkisë së Gjirokastrës se nuk ka mbaruar shkollë të mesme! Lexoni mesazhin e tij.”
Në mesazhin e mëposhtëm, qytetari krahas denoncimin, shpreh edhe bindjen e tij: “Mund ta verifikoni!”
“Një denoncim që e fshehin pushtetarët e Gjirokastrës, - shkruan ai. - Kryetari i bashkisë është pa arsim të lartë; është me arsim të mesëm; mund ta verifikoni. E mjera Shqipëri ku po shkon!” përfundon mesazhi.