Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron se i vetmi ndryshim që kërkojnë shqiptarët është largimi i Ramës.
Në një postim në “Facebook”, Paloka reagon për nismën e maxhorancës për ndryshime kushtetuese teksa shkruan se Rama ‘e ka fituar një faqe në histori, si njeriu që bëri spastrimin e madh të shqiptarëve’.
Sipas tij, ‘ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë fatin e çdo diktatori’.
POSTIMI I PALOKËS
I vetmi ndryshim që kërkojnë dhe presin shqiptarët është largimi i Ramës.
“Rama Ik” është britma që ushton kudo!
Sa më shpejt të ik aq më mirë për shqiptarët po dhe për atë vetë.
Tanimë e ka “fituar” një faqe në histori… do të kujtohet si njeriu që bëri spastrimin më të madh të shqiptarëve nga vendi i tyre.
Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Europë.