Pas zbardhjes së draftit, i cili së shpejti do të kthehet në edhe ligj, për të vulosur të ashtuquajturën strukturë ‘Anti-KÇK’ e cila duket hapur se do të veprojë paralel me SPAK dhe Byronë Kombëtare të hetimit, pjesa më skandaloze është ajo që i jep policisë disa ‘të drejta të pakufishme’, të cilat janë të denja për një shtet diktatorial ose në rastin më të mirë autokrat.
Pavarësisht se Edi Rama edhe këtë projekt e mbulon me ‘lejen dhe përkrahjen’ e ndërkombëtarëve, në disa prej pikave të këtij drafti shkelen hapur të drejtat më themelore të njeriut dhe të privatësisë.
Policia e Ramës dhe Lleshit menjëherë pas ligjërimit të kësaj strukture, do të ketë të drejtë që të përgjojë këdo dhe kudo, edhe pa një urdhër prokurorie dhe gjykate.
Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend demokratik të botës, përveçse në raste kur shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo ‘shtet-rrethim’ dhe në situatë-’gjendje lufte’.
Lexoni se çfarë të drejtash dhe fuqie i jep policisë kjo iniciativë e Edi Ramës, duke instaluar hapur ‘shtetin policor’.
‘Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore.
Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetëm me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.
-Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjektet private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës”, janë disa nga të drejtat e pakufishme që i jepen policisë me anë të ligjit të Ramës anti KÇK.
Me poshte keni draftin e ligjit te Edi Rames: