Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha zhvilloi një takim këtë të hënë me shefin e Misionit te FMN-së për Shqipërinë, Jan Kees Martijn. Në fund të takimin, Basha dha një prononcim për gazetarët. Ai deklaroi se vjedhjet e qeverisë kanë sjellë krizë ekonomike në vend, ndërsa shtoi se programi i opozitës së bashkuar do ta nxjerrë vendin nga kriza.
Ilaçi, tha Basha, është largimi i qeverisë Rama dhe hapja rrugë e zgjedhjeve të lira e të ndershme: “Ka ardhur koha për një reagim popullor, për ta ndalur këtë. Nga shkodran e deri në Vlorë, nga Tirana në Korçë, mesazhi është i qartë, largimi i Ramës dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme.”.
“Shqetësimet tona janë konfirmuar nga FMN, një ndër probleme kryesore është çështja e qindra-miliona dollarë që përfundojnë në duart e 13 oligarkëve që kanë 13 të ashtëquajtura PPP, por që janë skema të pastra vjedhje. Nëse buxheti i planifikuar do kalojë, përbën një vjedhje, 146 mln dollarë planifikohen ti jepen 13 njerëzve. Kjo do çojë në thellimin e krizës dhe rritje të borxhit publik”, u shpreh Basha.
“Rruga është e qartë për daljen nga kriza. Opozita e bashkuar dhe PD e kanë një plan të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza: Me planin tonë ekonomik, pjesë e të cilit ka nisur të shpalosur edhe me rrugëtimin tim për Shqipërinë. Do ti ndalim vjedhjet me PPP, paratë do ti kthejmë të qytetarët, do kthejmë kushtet e përgjithshme ligjore në përgjithësi, jo të monopoleve. Nesër, qeverinë, biznesi do ta këtë në krah. Do bëjmë investime që ndihmojnë ekonominë dhe jo fasada, dhe me kosto reale jo të fryra”, shtoi kryedemokrati.