Revoltë prindërish në Kavajë: I morën 5 mijë lekë fëmijëve, t’u shtronin banket, ‘derrave’ të bashkisë!

Hënë, 25 November 2019 15:49

Qindra familje të Kavajës, që kanë fëmijët në shkollën Rilindja të qytetit, janë revoltuar nga “gjoba”më e fundit që drejtoria u ka vënë nxënësve: 500 lekë të reja për secilin prej tyre. Tronditja ka qenë më e madhe tek ato familje që kanë pasur 2 apo 3 fëmijë në këtë shkollë.

Çfarë e ka bërë më të madh zemërimin e prindërve që janë detyruar t’i paguajnë paratë, ka qenë fakti se ato qenë përdorur për të shtruar një koktejl për Kryetarin e bashkisë së Kavajës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka publikuar këtë denoncim të njërit prej prindërve, ilustruar edhe me foto, me këtë shënim: "Narkodrejtori gjobit nxënësit me 5000 lekë se do të shtrojë banket për narko-kryetarin e bashkisë Kavajë. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital."

Përshëndetje Doktor.

Dua të ngre një shqetësim për drejtorinë e shkollës “Rilindja” në Kavajë.

Para disa ditësh, me urdhër të drejtoreshës së kësaj shkolle, të gjithë mësuesve u është dhënë urdhër që çdo nxënës duhet të sjellë nga 500 lekë të reja sepse i duheshin për shkollën.

Duhen për shkollën, OK, por t’u marrësh nga 500 lekë të reja çdo nxënësi se do të organizosh koktej me Kryetarin e bashkisë dhe stafin e tij, nuk më duket e drejtë!

Kur ne si prindër kemi njëmijë halle e mezi po mbajmë familjet me bukë, na duhet të mbajmë me tortë e fruta të thata, barkderrat e bashkisë!

Bashkëngjitur po ju dërgoj dhe fotot.

Ju lutem anonim se këta të hakmerren te fëmija!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...