Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se opozita është një "spektator" në përballjen mes Presidentit dhe mazhoranës.
I ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, Berisha thotë se presidenti nuk ka një kauzë për opozitën, por po përpiqet in ekstremis ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një njeriu të lidhur kokë e këmbë me krimin, duke jun referuar këtu kryeministrit Rama.
Berisha: Është një përceptim që bazohet në një realitet, i kushtëzuar. Presidenti i Republikës nuk ka një kauzë të veçantë për opozitën, ka si kauzë të veçantë të shpëtojë çfarë të jetë e mundur nga kthetrat e narkoshtetit nga ai që mund të quhet shtet ligjor apo shtet shqiptar.
Presidenti po përpiqet in ekstremis ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një njeriu që është nga gishtërinjtë e këmbës te kupa e kokës i lidhur me krimin, drogën dhe hajninë. Për të shpëtuar lëkurën e vet se po vjen në fundin e pushtetit, kërkon të kapë ç'të kapë. Është kreu i Meduzës.Kreu i KÇK-së e quajti veten ai.
Presidenti në këto momente kur çdo vendim është në duart e kreut të Meduzës në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet po përpiqet në një betejë tmerrësisht të vështirë ta kalojë vendimmarrjen te qytetarët. Në 28 vite pluralizëm shqiptarëve u është dhënë mundësia vetëm nëj herë të shkojnë në referendum.