Ish-kryeministri Sali Berisha pranon mbështet nismën e presidentit Meta për rikthimin e referendumit për qytetarët shqiptarë.
I ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, Berisha tha se të gjitha pushtetet janë përqëndruar në duart e Kryeministrit, të cilit i referohet si kreu i Meduzës.
Berisha: Presidenti po përpiqet in ekstremis ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një njeriu që është nga gishtërinjtë e këmbës te kupa e kokës i lidhur me krimin, drogën dhe hajninë. Për të shpëtuar lëkurën e vet se po vjen në fundin e pushtetit, kërkon të kapë ç'të kapë. Është kreu i Meduzës.Kreu i KÇK-së e quajti veten ai.