Pas tragjedisë së madhe si pasojë e tërmetit në vendin tonë kanë mbërritur edhe solidarizimet e para nga ndërkombëtarët. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sassoli thotë se Europa ndodhet pranë popullit shqiptar, në këtë situatë të vështirë.
“Afërsi vëllazërore me popullin e Shqipërisë në këtë situatë të vështirë nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është me ju”, shkruan David Sassoli në faqen e tij në FB.