Lideri i Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me tërmetin e rënë në Shqipëri, që deri më tani ka shkaktuar të paktën 7 viktima.
Albin Kurti: U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë.