Rama refuzon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, Majko i 'fut' një kunj

Tuesday, 26 November 2019 14:32

Teksa e gjithë Shqipëria është në panik për shkak të tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin, kryeministri Edi Rama i ngushëlloi me një videomesazh në ‘Facebook’ 

Rama u shprehu ngushëllime familjeve të prekura nga tërmeti.

“Marr pjesë në dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për të afërmit e tyre. Rasti e deshi që të gjendesha pranë familjarëve në Durrës, ku nga rrënojat u nxor dhe viktima i parë, nuk do të harroj kurrë dhembjen që ndjeu i vëllai për motrën. Do të bejmë gjithçka për të shpëtuar çdo fatkeq që gjendet nën rrënoja”, u shpreh Rama që refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Rama u shfaq vetëm në mëngjes herët në vendin e fatkeqësisë, kurse më vonë ka komentuar online.

Megjithëse në një ditë fatkeqësie si kjo politikanëve nuk u lejohet të përdorin faktet për politikë, Pandeli Majko nuk ka duruar pa i 'futur' një kunj kryeministrit Rama.

Ai ka botuar në Facebook një foto të forcave të amatosura të Kosovës që kanë hyrë në tokën shqiptare për të ndihmuar për zvogëlimin e pasojave të tërmetit. “Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen”- ka shkruar Majko duke ironizuar Ramën i cili thotë se po e bën Shengenin Ballkanik për të fshirë kufirin mes dy vendeve. Sipas ministirit të Diasporës ky kufi ka rënë me kohë.

Login to post comments