Basha nga Thumana: 5 gjëra emergjente që duhen ndërmarrë tani

E mërkurë, 27 November 2019 13:20

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Thumanë, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit të banorëve të mbetur nën rrënoja dhe për t’u takuar me të mbijetuarit.

Në një deklaratë për mediat, Basha nënvizoi pesë prioritetet më të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje të shpejtë:

“Falënderoj ata që kanë ardhur të na ndihmojë nga larg, duke filluar nga vëllezërit tanë nga Kosova, - tha Basha në fjalën e tij e vazhdoi me ekipet e emergjencave të ardhura deri edhe nga Izraeli. Me ndihmën e tyre të specializuar e kanë bërë shumë të lehtë punën e ekipeve të shpëtimit, theksoi Basha duke i vlerësuar maksimalisht.

“Gjatë ditës së djeshme, - vazhdoi kreu i opozitës, -  kam vizituar familjet në çadra dhe  përsëris thirrjen time për solidaritet, për të ndihmuar me gjithë ç’mund të ndihmojnë.

Sot gjendja e jashtëzakonshme është shpallur, më mirë vonë se sa hiç dhe shpresoj që ajo të mos mbetet vetëm në letër:

Së pari është prioriteti i shpëtimit dhe nxjerrjes së viktimave nga rrënojat.

Së dyti, dhjetëra familje që kanë mbetur pa strehë kanë nevojë për mbështetje reale. Nuk mund të qëndrojnë në çadra. Menjëherë duhet bërë vendosja e tyre në apartamente dhe gjendja e jashtëzakonshme bën të mundur që qeveria të alokojë fonde. Unë e vlerësoj mbështetjen e hotelerierëve, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ato familje kanë nevojë për strehë dhe mbështetje financiare.

Imagjinoni, diçka e vogël të ndodh dhe të humb sigurinë, ndërkohë që këto familje...   

Unë i falënderoj të gjithë, forcat tona të armatosura dhe Policinë e Shtetit, që punonin me duar, as doreza nuk kishin, ndërkohë që pamë ekipet e tjera që nga Kosova që ishin të pajisur.

Ndaj, ngritja e një strukture të mirëpajisur duhet të trajtohet si një emergjencë.

Së katërti, duhet të merren masa të menjëhershme për evidentimin e objekteve në rrezik. Në qoftë se do të ishte ndjekur procedura e sigurisë, këto dy pallate që janë vendet e katastrofës më të madhe njerëzore, duhet të ishin nxjerrë jashtë përdorimit.

Nuk kemi mundësi të përsërisim tragjedi të tilla për shkak të paaftësinë apo neglizhencës.

Duhen marrë edhe masa të shpejta energjike për të luftuar stresin, shokun dhe kjo bëhet me informim, jo me propagandë.”

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...