E pabesueshme, Rama: Tërmetin e ndollën kritikat ndaj meje

E mërkurë, 27 November 2019 19:05

Kryeministri Edi Rama e përdori mbledhjen e qeverisë për çështjen e tërmetit tragjik të 26 nëntorit për të bërë edhe politikë.

Edhe pse ditë zie, Rama bëri të qartë se nga e hëna ata do të miratojnë ligjin special KÇK.

Pastaj ai vazhdoi duke bërë politikë kur tha se do të bëjnë një kapërcim historik në mënyrën se si trajtohet plagët në vend.

Në fund sulmoi kritikët ndaj tij, duke thënë se këtë të keqe, në rastin konkret tërmetin, e kanë ndjellë ata.

“Kur dielli të dalë dhe politika rikthehet me gjithë gam-gamin e saj, ne të vazhdojmë të merremi me plagët.

Nuk i shkon as kësaj tryeze dhe as formimit dhe besimeve tona që të flasim për supersticione, por unë do të doja të thosha që, kjo nuk është fakt, nuk është as ndjesi, por është nevojë për ta thënë që ka shumë gam-gam në këtë vend, që sikur ndjell të keqen.

Ka shumë gam-gam dhe gamgamistët na kanë përfshirë të gjithëve në gam-gam dhe kanë gamgamosur shpirtin e njerëzve të zakonshëm, duke i kthyer në skllevër të gamgamit,” tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...