Qeveria shpall gjendjen e emergjencës në Tiranë e Durrës, por ja çfarë prpopozon Luan Rama

E mërkurë, 27 November 2019 20:36

Mëngjesin e sotëm qeveria pati një mbledhje ku u mor vendimi që në qarqet Tiranë-Durrës të shpallet gjendje emergjence.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili kërkon që në këtë listë të përfshihet edhe Qarku i Lezhës.

Sipas zv/kryetarit të LSI, edhe banorët e këtij qarku kanë nevojë të trajtohen me statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

 

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Një propozim për qeverinë: përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, edhe qarkun e Lezhës.

Qeveria më në fund ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vendimi i duhur, mbështetje maksimale dhe solidaritet i plotë që qeveria të përmbushë të gjitha detyrimet që ka.

Por, meqenëse në emër të LSI-së kam qenë i pari që i kam kërkuar kryeministrit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, vërej se vendimi i Këshillit të Ministrave është i mangët.

Ndaj, po i drejtohem serish publikisht qeverisë me një propozim:

përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe qarkun e Lezhës.

Sepse edhe në qarkun e Lezhës, janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit;

Sepse edhe banorët e qarkut të Lezhës kanë nevojë të trajtohen me statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

Sepse edhe për banorët e qarkut të Lezhës, qeveria ka të njëjtat detyrime dhe përgjegjësi si për banorët e qarqeve të Durrësit dhe Tiranës.

Asnjë diskriminim, ndihmë dhe solidaritet për të gjithë të dëmtuarit prej tërmetit të 26 nëntorit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...