Mesazhi i parë i ministrit fuqiplotë që do të drejtojë operacionin për tërmetet: Ja faza e re që pritet të nisë

Premte, 29 November 2019 15:44

I ngarkuari i Edi Ramës si drejtuesi fuqiplotë i operacioneve për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga tërmeti, Bledi Çuçi, jep mesazhin e parë për punën e nisur tashmë nën drejtimin e tij.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministri i Bujqësisë thekson se ka nisur puna me strukturat dhe autoritetet për përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga kryeministri Rama.

Çuçi thekson se operacioni i kërkim-shpëtimit po shkon drejt fundit dhe po përgatiten të nisin fazën e re, që kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave, dhe që ka të bëjë me vlerësimin e gjendjes së godinave.

 

“Fill pas mbledhjes së qeverisë sot, ku më është ngarkuar nga Këshilli i Ministrave koordinimi i grupit të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit, kemi nisur punën me strukturat dhe autoritetet që po ndjekin hap pas hapi në terren situatën e vështirë dhe përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga Kryeministri.👉 Falë përpjekjes së madhe të ekipeve të emergjencave nga brenda dhe jashtë vendit, operacioni i kërkim-shpëtimit po shkon drejt fundit.

➡️ Tani po bëhemi gati të nisim një fazë të re, po aq të vështirë sa kërkim-shpëtimi dhe që kërkon angazhim maksimal të të gjitha strukturave.🤝 Grupe të përbashkëta pune me inxhinierë dhe teknikë shqiptarë e të huaj do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së godinave, izolimin e tyre sipas rastit dhe përllogaritjen e të gjitha dëmeve. Ky proces i paraprin përpjekjes tjetër të përbashkët për rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti shkatërrimtar dhe strehimin e të gjithë banorëve.🤝”, shkruan Çuçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...