Basha në Shijak: Përveç Durrësit dhe Thumanës, mos harrojmë edhe zonat e tjera

Premte, 29 November 2019 17:27

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar Shijakun, aty ku dhjetra familje janë prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor dhe që sipas tij, vëmendja e autoriteteve ka qenë diferencuese duke argumentuar se vetë banorët janë ankuar.

Gjatë një prononcimi për Fax News, Basha vlerësoi punën e vullnetarëve ndërsa ka tërhequr vëmendjen ndaj autoriteteve shtetërore që puna që po bëhet në Thumanë dhe në Durrës si zonat më të prekura të mos lërë jashtë vëmendjes qindra familje të tjera në qytete dhe zona të tjera të vendit.

 

“Situata duket e rëndë, janë qindra banesa të shkatërruara sidomos në zonën e “Luginës” në këtë qytet, janë të shkaktërruara dhe të pabanueshme. Një pjesë flenë nëpër makina, e një pjesë tek të afërmit dhe vullnatarët. Banorët kërkojnë një vëmendje më të madhe. Përveç ditës së parë nuk ka pasur asnjë kontakt nga autoritetet. Nuk ka një vendim të prerë dhe çfarë do të bëhet me ta. Në këtë rast do të jem një zë i tyre dhe problemeve për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Sot është nata e katërt ku ata nuk kanë ku të fusin kokë. Ka nevojë edhe për ndihma materiale, ushqime dyshekë dhe batanije. Ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme, nuk duhet të harrojmë edhe zonat e tjera që janë prekur rëndë, përveç Durrësit dhe Thumanës, me përjashtim të vullnetarëve që kanë ndihmuar.

 
 

Banorët thonë se nuk kemi mjaftueshëm ndihma ku një pjesë e tyre janë ankuar për diferencimin, janë njerëz në nevojë dhe që kanë nevojë për ndihmë”, tha Basha për Fax News.

Login to post comments