Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilëson si makabre deklaratat e sotme të kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, e cila tha se jemi të kënaqur edhe me 50 viktima nga tërmeti apokaliptik që goditi vendin më 26 nëntor.
“Ndiqni kete deklarim makaber te kryetares se bashkise se Durresit.(VIDEO).
Cdo koment do te ishte i pafuqishem perpara ketij makabriteti dhe pandjeshmerie njerezore.
Per keta jetet e njerezve dhe dhimbja e jashtezakonshme njerezore jane thjesht numra.
Si mund te rrije me tej ne detyre qofte edhe nje minute te vetme, nje individ i tille!”, tha Vasili.