Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga afër situatën e rëndë në Durrës dhe në Shkozet, ndërsa ka biseduar me shumë banorë duke u njohur nga afër për nevojat emergjente që ato kanë. Njëri prej banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, i tha kryeopozitarit se strukturat shtetërore po tallen me ta, ndërsa një tjetër pohoi se kanë shkuar për të kërkuar ushqim te Pallati i Sportit në Shkozet, por kjo kërkesë e tij nuk është realizuar.
Basha: Kanë plas kolonat?
Qytetari: Ka plasaritur komplet kolonat. Ka palas uji vullkan. Po tallet me ne. Unë Kalamajtë e mi i kam te psikologu në Tiranë.
Basha: Sa vjeç i ke?
-Goca në klasë të shtatë, çuni në të tretën.
Basha: I paske sa të mitë.
-Në Tiranë i kam. Hajde shihe si është bërë. Unë jam me ilaçe.
Qytetarja: Shkuam tek pallati ska ndihma, Në Shkozet asnjë ndihmë nuk ka.
Qytetari: Sa për ndihmat të them unë. Shkova në bashki me dhëe dhanë një letër për të marrë ndihmat dhe atje të pallati i sportit ishte një katastrofë që nuk bënë vaki se si, u largova se nuk arritëm të marrim gjë.
Basha: Nuk more gjë?
Qytetarja:Jo, fare!
Basha: Orenditë i keni brenda?
Qytetari: Të gjitha, është e rrënuar fare.