Tërmeti shkatërrues, Rama: Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, aktivizohet fondi prej 10 milionë lekësh

Diel, 01 December 2019 08:18

Kur kanë kaluar 6 ditë nga tërmeti i frikshëm që goditi vendin më 26 nëntor, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme. Gjatë fjalës së tij ai tha se ditën e sotme do të mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit ndërsa do të aktivizohet fondi prej 1 milion lekësh të reja.

Mes të tjerash ai theksoi se reagimi i parterëve është inkurajues.

“Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Reagimi i parterëve është inkurajues. Mos harroni se është edhe një familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fund të shkollës së tyre, gjimnaz apo dhe universitet. Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit dhe me rëndësi është organizimi i punës- tha Rama.

Login to post comments