Tërmeti, Soreca: Jemi pranë shqiptarëve në këto momente të vështira, kemi dërguar një ekip prej 50 inxhinierësh

Diel, 01 December 2019 11:49

Ambasadori i BE Luigi Soreca në një prononcim për “News 24” nga terreni u shpreh se Bashkimi europian dhe organizmat ndërkombëtarë gjenden pranë shqiptarëve në këto momente të vështira për ta.

Soreca theksoi se BE po ndihmon konkretisht, pasi në vend janë 50 inxhinierë të dërguar nga unioni. Luigi Soreca theksoi se BE është në solidaritet me popullin shqiptar.

Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Është koha që qytetarët shqiptarë ta kuptojnë se po bëhet gjithçka për ta në terren. Jemi një ekip prej 50 inxhinierësh që janë në Durrës dhe në zona të tjera të vendit të prekura nga tërmeti. Inxhinierët do të vlerësojnë dëmet dhe më pas do jepen vlerësimet. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se cilat janë banesa të sigurta e cilat jo”, tha Soreca.

 

Modifikuar më Diel, 01 December 2019 12:14
Login to post comments