Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë, ku një grua 75-vjeçare është përplasur nga një makinë.
Raportohet se e moshuara është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve që ka marrë nga ky aksident.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ambulancë e cila ka marrë të plagosurën për ta dërguar në spital. Po ashtu në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.