'Ma kërkoi Princ Leka', Duka i Madh i Rusisë: Do ta ndihmoj Shqipërinë të kalojë këtë moment të vështirë

Hënë, 02 December 2019 09:27

Duka i Madh i Rusisë, George, do ti bashkohet listës së donatorëve që shprehën solidaritet për Shqipërinë dhe ndihmuan finaciarisht familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë George, përmes një postimi në 'Facebook', ku njofton se se i është përgjigjur kërkesës për ndihmë kushëririt të tij, të Princit Leka, për të ndihmuar popullin shqiptar në këto ditë të vështira.

'I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të kushëririt tim Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira', shkruan Duka.

Login to post comments