Po Olta Xhaçka do përgjigjet para ligjit për garancitë e rreme? / Vasili i publikon shkresën dhe ka një apel për Markun

Hënë, 02 December 2019 10:56

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen nëse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duhet të përgjigjet para drejtësisë për garancitë e rreme që dha.

Vasili ka sjellë në vëmendje garancitë që ka dhënë ministrja Xhaçka më 31 korrik lidhur me gadishmërinë e plotë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm

“Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?

Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??”, shkruan Vasili në rrjet.

Shkresa që ministrja Olta Xhaçka i ka dërguar Presidentit Meta më 31 korrik

Postimi nga Petrit Vasili

Po Ministrja e Mbrojtjes a do të përgjigjet përpara drejtësisë për garancitë e rreme që dha ?? Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me zë të larte i konfirmonte në 31 korrik Presidentit gadishmëri të plotë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin? Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??

Per tja kujtuar prokurorisë shqiptare lexojeni sërish se si i përgjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit, lexoni:

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë.” i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...