Denoncimi pas tërmetit/ 'Afera e e madhe korruptive e Veliut me qentë'

Hënë, 02 December 2019 11:52

Mungesa e qenve të Policisë, të trajnuar për raste emergjencash, si kjo e fundit që goditi vendin, në një kohë kur Shqipëria financon me mbi 1 milionë euro shkollën e posaçme për stërvitjen e tyre, duket se fsheh një aferë të madhe korruptive të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Jo shumë kohë më parë, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, në të gjitha mediat u shfaq me bujë lajmi dhe fotot, se Tahiri po merrte pjesë në diplomimin e qenve të Policisë. Fotot e mëposhtme e dëshmojnë këtë.

Por, jo më larg se sot, një oficer ka denoncuar faktin se Policia e Shtetit ka porositur tek një individ në Itali, 12 qen, prej të cilëve ka marrë në dorëzim 5 të parët dhe jo në gjendje për të kryer misionin që kanë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e oficerit, që ka kërkuar të mbetet anonim duke i drejtuar gishtin e akuzës, Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë me këtë shënim: "Superskandal që kushtoi shumë jetë njerëzish! Afera e e madhe korruptive e Geron Veliut me qentë, iu kushtoi jetën dhjetëra qytetarëve nën rrënoja! Ja sepse forcat tona të kërkim - shpëtimit nuk kishin përveç duarve, asgjë tjetër! Lexoni denoncimin tronditës të oficerit dixhital. Ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë paguajnë 1,1 milionë euro për përgatitjen e qenve në shkollën e tyre, Ard Veliu për të mbushur xhepat firmos kontratë për t’i blerë në Itali. Nga 4 qentë e ardhur nga miku i tij italian, del se asnjeri nuk ka nuhatjen e duhur molekulare.”

Përshëndetje z.Berisha, jam punonjës i Policisë së Shtetit.

E di që nuk është momenti, por një skandal shumë i madh ka ndodhur në këto kohë nga Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, që ka lidhje me tërmetin e këtyre ditëve.

Shteti paguan deri në 1 milion euro për shkollën e trajnimit të qenve, kurse zotëria në fjalë ka lidhur një kontratë me një zotëri nga krahina e Firences që quhet Stefano Noferi, që merret me kultivimin e zaferanos në Shqipëri, për blerjen e 12 qenve, nga të cilët më datë 23 nëntor kanë mbërritur 5 të parët.

Korrupsioni është shumë i thellë, se Drejtori i Policisë ka bërë këtë kontratë i ndihmuar nga sekseri Arturo Verzenolli, drejtuesi i kompanisë së sigurisë private “Abguardia” dhe javën e parë të nëntorit, Veliu ka qenë në shtëpinë e z.Stefano në Firence së bashku me 2 persona të tjerë, ku ka marrë pagesën e ryshfetit në lidhje me këtë kontratë korruptive.

Pra, ku është paguar me përqindjen që i takonte në bazë të marrëveshjes që kishin rënë dakort në mes tyre.

Qershia mbi tortë është që asnjë nga këta qen nuk është i trajnuar për emergjenca si kjo e tërmetit të këtyre ditëve.

Trajnimi është i njëjtë, siç është ai që bëhet në shkollën tonë të specializuar për këte punë. Por sipas meje, këtu janë lëvruar fonde vetëm për përvetësim personal. Anonim ju lutem. Klm.

Login to post comments