Kryetari i PD, Lulzim Basha ku u takua me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që ka mbledhur ndihma për banorët e goditur nga tërmeti.
Basha tha se tërmeti i babëzisë ka rrëzuar shtetin prej kartoni, por jo teatrin.
Lulzim Basha: Ju e nxorët mbretin lakuriq. Tha që do ta rrëzonte tërmeti i korrupsionit i babëzisë, ja ku është teatri. Për fat të keq tërmeti i babëzisë e ka rrëzuar shtetin prej kartoni. Isha në fshatrat e prekur nga tërmeti. Pa çadra pa ushqim, pa kujdes, shteti i kartonit që ka rrëzuar tërmeti i korrupsionit dhe i babëzisë. Ky është tërmeti i babëzisë që këtë nuk e rrëzoi dot por shtetin e rrëzoi.
Basha tha se Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës
Lulzim Basha: Ju teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Nuk po jua them për t'ju dhënë kurajo, se ju i keni dhënë kurajo të gjithëve. Me gjithë atë presion sulme, sharje, arrestime, goditje që ju kanë bërë ju prap se prap treguat sa të madhe e keni zemrën.