“Monument i qëndresës”, Basha me Aleancën për Teatrin: Tërmeti i babëzisë rrëzoi shtetin prej kartoni por jo solidaritetin njerëzor

E mërkurë, 04 December 2019 20:41

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Teatri Kombëtar, ku u takua me Aleancën për Teatrin, shprehu mirënjoje për kontributin e artistëve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në aksionin për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Ndërsa e cilësoi Teatrin si monument të qëndresës dhe solidaritetit, Basha tha se kjo godinë e “nxori mbretin lakuriq”.
Fjala e plotë e Bashës:

Ndjehem thellësisht mirënjohës ndaj jush.

E para që dua t’ju them është se keni një meritë të jashtëzakonshme: Ju e nxorët mbretin lakuriq!Tha që Teatrin do ta rrëzojë tërmeti. Tërmeti i korrupsionit, i babëzisë; ja ku është Teatri.

E dyta që dua t’ju them është që, për fat të keq, tërmeti i babëzisë, i korrupsionit dhe hajdutërisë, e ka rrëzuar shtetin prej kartoni. Unë po vij nga një fshat 90% e shtëpive të të cilit janë të shkatërruara.

I kam lënë banorët nën qese, me fëmijët nën qese, dhe nuk ka shkuar askush t’i shohë. Pa çadra, pa ushqim, pa kujdes, pa asnjë orientim nga shteti i kartonit që ka rrëzuar tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit. Jo tërmeti natyror se atij nuk ke çfarë t’i bësh, por ai i korrupsionit dhe babëzisë ka shkatërruar një shtet të tërë. E pamë sesi i la efektivat tanë duke gërmuar me duart e zhveshura për të shpëtuar jetë, apo si i ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit.

Ky është tërmeti i babëzisë, që Teatrin nuk e rrëzoi dot, por për fat të keq, na ka rrëzuar shtetin dhe ka treguar se kemi një shtet prej kartoni.

Kam një keqardhje të madhe edhe si prind, si qytetar, edhe si politikan, kur shoh ata njerëz që i kemi lënë ashtu, i kemi tradhëtuar dhe i kemi lënë në dorë të korrupsionit e të babëzisë.

E treta që dua t’ju them është që ju, Teatri Kombëtar dhe Astiri jeni dy monumentet e rezistencës dhe solidaritetit. Nuk jua them këtë për t’ju dhënë thjesht forcë e kurajo, sepse ju, me këto ndihma që keni mbledhur e që kanë shkuar kudo, në çdo vend, i keni dhënë forcë e kurajo të gjithëve. Por jua them për një arsye fare të thjeshtë. Me gjithë atë presion, sulme, sharje, fyerje , arrestime, goditje që ju kanë bërë ju dhe atyre të Astirit, prapë se prapë, në një ditë të zezë të vendit, treguat sa të madhe e keni zemrën dhe ditët t’i qëndroni afër çdo shqiptari në nevojë.

Fjalët e shumta janë fukarallëk. Kurrë më shumë sesa sot që kemi nevojë për akte dhe jo për fjalë. Aktet tuaja flasin vetë. Këtu në qendër të Tiranës më duhet të them se ndihma juaj, kudo që kam shkuar, ka bërë diferencën: Do të flinin njerëzit me barkun bosh apo me barkun plot, do të ngrinin nga i ftohti apo do të kishin një batanije apo diçka më shumë për të veshur.

Ju faleminderit nga zemra ju, që e keni zemrën kaq të madhe dhe çdokujt tjetër që ka ndihmuar dhe ndihmon në këtë orë të zezë për mijëra prej bashkëqytetarëve tanë.

Kjo na tregon që, megjithëse shteti prej kartoni është shembur nga tërmeti, prapë kemi një lajm të mirë, që e keni nxjerrë ju, e ka nxjerrë Aleanca për Teatrin, e ka nxjerrë Astiri.

Lajmi i mirë është që ne jemi një familje e fortë! Jemi një komb i fortë! Jemi të gjithë bashkë!

Në raste të tilla ne bëhemi të gjithë bashkë, pa dallime partiake, pa dallime politike. Ne dimë të qëndrojmë bashkë, edhe kur korrupsioni dhe babëzia na e kanë rrëzuar shtetin prej kartoni, por jo solidaritetin njerëzor, as këtë Teatër dhe as zemrën e këtij Teatri që jeni ju, janë njerëzit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...