'Kriminale, dëmet e tërmetit në maternitet mbulohen me çarçafë'

E Enjte, 05 December 2019 11:27

Pamjet e mëposhtme i përkasin Maternitetit të Ri, ndërsa vihet re se dëmet e shkaktuara nga tërmetet janë mbuluar me çarçafë. Ky denoncim është bërë nga ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, i cili shprehet se Instituti i Ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor. “Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përveç dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës”, shkruan Spahia.

Më tej ish-deputeti shkruan përkrah fotove se qeveria e fsheh situatën në të cilën ndodhet ky spital, ndërsa shton se nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që sipas tij,  Bledi Çuçi nxjerr dy herë në ditë.

Postimi i plotë:

KRIMINALE: DEMET E TERMETIT NE MATERNITET MBULOHEN ME CARCAFE!!!!

Këto janë fotot që denoncohen nga personeli i shqetësuar i Maternitetit të Ri, për dëmet që janë shkaktuar në institucionin që sjell jetë. Instituti i Ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor. Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përveç dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4-katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës!!!! Pra situata është tejet serioze. Çfarë bën shteti i papërgjegjshëm? Përveçse e fsheh, sepse nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që Bledi Çuçi nxjerr dy herë në ditë, shikoni zgjidhjen mesjetare që i jepet: të çarat mbulohen me çarçafë operatorë!!!!!

Këtu kalohen kufijtë e papërgjegjshmërisë dhe hyhet në kufijtë e një vepre kriminale!

Sa të sigurt mund të jenë pacientët e personeli mjekësor në këtë ndërtesë, ku dëmet e tërmetit thjesht mbulohen me çarçafë, e nuk ndërhyhet për të siguruar godinën, e sidomos kur nuk raportohet publikisht si dëm serioz?

Login to post comments