Zgjedhja e kryeprokurorit dhe anëtarëve të KED, ambasadori Soreca: Reforma në Drejtësi, kryesore për integrimin

E Enjte, 05 December 2019 16:27

Menjëherë pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm, ka ardhur reagimi i parë ndërkombëtar.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shkruan në “Twitter” se mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të KED. Sipas tij, zbatimi i Reformës në Drejtësi është kryesor për rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”, shkruan ambasadori Soreca.

(BalkanWeb)

Login to post comments