Arta Marku u keqpërdor deri në fund nga Rama

E Enjte, 05 December 2019 16:49

Çlirim Gjata

Përvoja që na la PPP-ja

Sot, megjithë këto ditë të rënda posttërmeti, u emërua Prokurori i Përgjithshëm me mandat të  rregullt. Më në fund. U bë si u bë  të  paktën u zgjodh. Dhe është  institucioni i parë  zyrtar dhe i rregullt i reformës në drejtësi pas tre vite e gjysëm. Me nge e kanë  nisë. Megjithse është  institucioni më  pak i rëndësishëm, të  paktën u kry. Ajo që vlen të  diskutohet nuk është  Prokurori në  fjalë, se për të  duhet të  pritet sa të flasë  puna e tijë, por ajo që  po ikën dhe që  hyri në  histori me emrin unikal PPP(prok.përgj.përkohshme),Arta Marku. Unikale do të  mbetet për mënyrën si u zgjodh:politikisht me 69 vota të  një  partie; në mënyrë antikushtetuese - vetë reforma në  drejtësi u bë që të mos kishte zgjedhje të  tilla, por interesi politik i Edi Ramës është mbi vetë reformën; për ti shërbyer në  mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore atyre që e zgjodhën dhe për të mbuluar pikërisht shkeljet e tyre; në mes të  tymit e flakës, në  një  parlament ku nuk u mor vesh se si u betua dhe mbi të gjitha një përkohshmëri që zgjati jo pak por 2 vjet duke sjellë pasoja tepër të rënda politike, si një nga disa elementët determinant në shkaktimin e krizës ku ndodhemi prej gati një viti.

Kjo prokurore, ishte një  zgjedhje politke pasi, me C.V.e saj nuk plotësonte asnjë  kriter profesional për të merituar këtë post. Nuk kishte hetuar dhe as ndjekur në gjyq asnjë  bandë apo krimel të rrezikshëm(veq po të konsiderohen të tillë të dehurit në makinë); nuk kishte asnjë  pjesmarrje, diskutim, apo botim në fushën e doktrinës penale, ose të  paktën një  lexion  mësimdhënjeje; nuk e njihte askush as si emër(me përjashtim të kolegëve të Shkodrës) le më  pastaj si profesioniste. Por ajo plotësoi një kriter tepër sinjifikativ për politikën qeverisëse: besimin se do ti shërbente me devotshmëri. Dhe nuk i zhgënjeu.

 

Arta Marku sapo hyri ne Prokurinë  e Përgjithshme ndërmorri veprime në kundërshtim me ligjin dhe vetë Kushtetutën e pas reformës, veprime këto që konsiderohen edhe shpërdorim detyre, por që i vlenin menaxhimit politik të Edi Ramës & co.

Filloi me lëvizjen e prokurorëve drejtues e të thjeshtë, sidomos ata që kishin dhënë  prova se mund të hetonin qeveritarët, e paparanueshme kjo për Kryeministrin dhe ministrat e tij. Këto transferime, ulje e ngritje në detyrë vijnë në kundërshtim me ligjin pasi nuk ishin në kompetencë  të PPP por të KLP(Kësh.Lartë i Prok.).Madje arriti deri aty sa të lëvizte prokurorë të emëruar me dekret të Presidentit.

Komandoi në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë  shkak ligjor një shoqen e saj në  Prokurorinë  e Krimeve të  Rënda; largoi nga hetimi grupin e prokurorëve që hetonin dosjen Tahiri(ishministër i brëndshëm)duke e çuar këtë dosje drejt degjenerimit hetimor; manipuloi dhe montoi dosjen e vëllait të ministrit tjetër të brëndshëm; bllokoi hetimet për dosjen 339 dhe 184 ku sipas përgjimeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare “bild” dhe “voa” rezulton një  grup i strukturuar kriminalo-politik në blerjen masive të votave; pas tre vjetësh e transferoi dosjen 184 nga Tirana në Dibër(praktikisht e mbylli si dosje) në kundërshtim me ligjin; bllokimi i kë tyre dosjeve solli pasoja të rënda politike duke shkaktuar deri edhe bojkotin e opozitës në zgjedhje; bllokoi hetimet per megaaferat e rënda korruptive të qeverisë ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.),DH-Albania me dokumenta të  fallsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë  amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindramilionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar me ligj të  posaçëm dhe sa e sa hetime të tjera mbi koncesionet apo PPP e qeverisë. Pa harruar këtu dosjet e drogës, pastrimit të parave, apo “Toyota Yaris”; etj.,etj.,etj.,e pafund etjera.

Kjo prokurore i ka lënë SPAK-ut sfida dhe prova të mëdha për të kaluar. Të rregullojë  dhe hetojë të gjitha ato veprime dhe dosje të bllokuara nga kjo e fundit në interes të Kryeministrit, Qeverisë si dhe segmenteve të  lidhur me to. Pikërisht këto sfida do të tregojnë nëse SPAK, ja ka vlejtur të krijohet, apo nëse vetë kjo reformë në drejtë si ja ka vlejtur.

Ndaj dhe kjo prokurore do të kujtohet si figura më e denjë e shërbimit ndaj interesave të ngushta politike por të  mëdha financiare. Ajo është  pikërisht eksperimenti i gjithë  faktorit, që ka duart në reformën në drejtë si dhe që na mëson se si, nuk duhet zgjedhur një  nëpunës i çfarëdo niveli e aq më pak një prokuror i lartë .

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...