Nga pezullimi i Malajt te kritikat për qeverinë, Mustafaj ‘skanon’ zhvillimet politike: Kryeministri po e menaxhon keq situatën. Opozita bëri gabimi që…

E Enjte, 05 December 2019 18:07

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka analizuar në detaje situatën politike, por edhe përpjekjet reale që po bën sot qeveria për përballimin e situatës pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

Ai pohoi në rubrikën “Opinion” ‘News24’ se kryeministri Edi Rama po përdorë qartë gjuhën populiste kur thotë se të plagosurit e tërmetit shkatërrimtar do të trajtohen me pension të përjetshëm. Më tej Mustafaj tha se edhe pse është pro solidaritetit njerëzor, këtë premtim të Ramës nuk e sheh të realizueshëm.

“Gjërat nuk kanë nevojë për vlerësim. Ka një mobilizim për zgjidhjen e problemit, pra me zgjidhjen e përkohshme të problemeve të banorëve. Jemi në prag të dimrit dhe koha po ftohet. Gjendjen e jashtëzakonshme Rama po e përdor për të mbyllur median, a thua se shtypi është përgjegjës për pasojat e tërmeti. Deklarimet e tij janë populiste. Pension të përjetshëm i jepet atij që është plagosur në shërbim të atdheut. Ku do t’i marrë kryeministri këto para. Unë jam për t’i ndihmuar, sepse solidariteti është tipar i shoqërisë demokratike. Solidariteti ka të bëjë me riparimet dhe rregullimet imediate. Kryeministri po e menaxhon keq situatën, kundër interesit të përbashkët dhe nuk ka të bëjë më konceptin e solidaritetit .Tani duhet të kultivojë një gjuhë realizmi. Të mos angazhojë shtetin në përgjegjësi që nuk i ka, e kam fjalën këtu për pensionet e përjetshme për të plagosurit, por nuk mund ta angazhojë shtetin. Ky pension i jepet  një polici.  Mobilizim nuk ka qenë preventiv, strukturat nuk ishin të përgatitura. Nuk kishin logjistikë dhe të përgatitur profesionalisht. Nuk kanë fuqinë e nevojshme njerëzore, u desh të vinte qeni “hero” i Kosovës, i cili ndihmoi në shpëtimin e disa jetëve. Reagimi nuk ka qenë preventiv. Reagimi reaktiv ka qenë maksimal, sepse përballë tragjedisë askush nuk do të rrinte me duar në xhepa”-tha Mustafaj.

I pyetur për ftesën që Rama i dërgoi opozitës për t’u ulur së bashku në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Mustafaj u shpreh se opozita duhet të merrte pjesë për të treguar se është në krahun e njerëzve.

“Unë them se opozita duhet të dërgonte njeriun e saj në komitetin e qeverisë. Opozita duhet ta dërgonte njërin e vet, pse? Sepse opozita është e shqetësuar ashtu si opinioni publik. Përfaqësuesi i opozitës do ta konfirmonte shqetësimin real që ka sot opozita mbi situatën.  Një gabim i opozitës ishte se nuk dërgoi njeriun e vet në këtë komitet. Do të shërbente shumë, për mua nuk ka qenë adekuat reagimi i opozitës. Kjo tregon se ai është njëri me ndjeshmëri të madhe në aspektin njerëzor, është një politikan për të qenë pranë njerëzve, por kjo nuk mjafton. Opozita është e madhe dhe e fuqishme dhe ka kapaciteti të jashtëzakonshëm njerëzor”- shtoi ai.

Gjithashtu ai komentoi pezullimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë, ndërsa tha se kritikat e tij janë të dobishme për politikat fiskale në vend.

“Malaj ka disa kohë, shumë kohë që vjen në kritika në rritje ndaj politikës financiare. Realisht kjo prania në këtë bord, ka qenë një pengesë, qoftë edhe e pjesshme, brenda tij si profesionist janë akoma më të ashpra mbi abuzimet me pushtetin dhe kontrollin politik që ka Edi Rama mbi bankën qendrore. Unë besoj se atë që thotë Malaj do ta mbajë. Kritikat e tij do të jenë më të ashpra dhe të dobishme për vendin”-tha ndër të tjera Mustafaj.

Login to post comments