Tjetër lajthitje qeveritare/‘Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në Durrës’

Premte, 06 December 2019 11:39

Duket se nuk kanë ndërmend të ndalen lajthitjet qeveritare pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, që goditi më fort qytetin e Durrësit.

Këtë herë është radha e Ornela Çuçit, zëvendësministre e Mjedisit.

Ajo u intervistua nga Top Channel në lidhje me zbukurimet që po vendosen në Durrës.

“A është momenti i duhur për të vendosur zbukurimet pas kësaj tragjedie,” e pyeti gazetari, kurse Çuçi tha se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

Login to post comments