“Refuzoj shpifjen që ne kemi detyruar gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se s’kemi lekë. Kjo është pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese. Të gjithë janë ftuar të japin kontribut vullnetar.” – kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Por, lidhur me këtë deklaratë kryeministri Rama është nxjerr blof nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Vokshi ka publikuar dokumentat ku duket urdhëri që detyron punonjësit e Policisë të japin para nga rroga për të prekurit nga tërmeti. “Interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet” – shkruan Vokshi në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.
LEXO EDHE Olsian Çela zgjidhet Kryeprokuror me 101 vota pro
Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.
Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet.