I ftuar në Syri Tv, për të komentuar situatën post-tërmet në vend dhe sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se, shteti nuk duhet të heshtë në të tilla situata, ndërsa ftoi opozitën të ketë reagime politike.
“Ato koncesione janë korruptive. Janë shërbime siç thotë Rama, por janë blerë shumë shtrenjtë. Pa check up është populli, le ta anullojë. Tja japë spitalit shtetëror ku anullohen operacionet se nuk ka mjete.
A i ka shteti paratë për rindërtim?
Nëse do të ringjallim politikën e Enver Hoxhës, kjo është katastrofë. Shteti nuk mund të heshtë. Shteti fillimisht duhet tju gjejë një strehë ku të fusë kokën. Të ketë pastrim dhe 3 vakte ushqim. E ka detyrim. Po bëhet nga individë, jo nga shteti që nuk ka një pako makarona në magazina. Për këtë ditë duhet shteti.
“Etikisht shumë korrekt. Opozita nuk ka as buxhet, as qen, as struktura. Në kuptimin etik, si shqiptarë, jemi pranë familjeve në nevojë. Ka ardhur momenti që opozita të ketë reagime politike. Edi Rama është në fushatë elektorale. Po kërkon të fshijë nga mendjet e njerëzve të gjitha gropat e zeza. Nuk flet më njeri as për integrimin, as për korrupsionin, as për kushtet e Bundestagut. A i ngre Rama këmbët përpjetë? Ky ka herë në një sistem Big Brother. Këtu është kulmi i krizës. Kjo lloj paturpësie, nuk mund të lejohet. Është një fyerje ndaj popullit shqiptar. Prania e opozitës në territor është e domosdoshme”, u shpreh Manjani.