Qesharake, kapet sërish në mashtrim/ Si po vazhdon ti dali boja llustraxhiut Veliaj

Diel, 08 December 2019 12:21

Erion Veliaj nuk po di si ti shpëtojë turpërimit publik që Rama i bëri duke i drejtuar gishtin arrogant dhe duke i thënë pas një vizite në shtëpitë e prekura nga tërmeti, se të nesërmen duhet të ngrihej në 4:30 të mëngjesit për të lyer vetë murin e zhgarravitur të shkllës ku kishin hyrë sëbashku. Ai u bë objekt talljesh masive në rrjet, subjekt memesh nga më qesharaket që ishin parë, me një fjalë kryelojoja i një bande në pushtet. Me dhjetra dhe qindra herë dialogu i tij me kryeministrin u botua dhe u ribotua në të gjitha mediat.

Pasi kryeministri i tërhoqi njëherë vërejtjen duke ngjitur shkallët dialogu i tyre vazhdoi edhe pasi u ngjitën në apartament:

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

Kjo gjë duket hashiqare edhe në videon që u bë virale dhe që nuk mbeti i madh e i vogël pa e parë.

Por pas kësaj marrjeje erëzi në publik, Veliaj po mundohet ta zhbëjë të pa zhbëshmen. Ai po përpiqet të tregojë se Rama nuk u iu drejtua atij por një administratori të shkallës duke i thënë atij se duhej të lyente murret në 4 30 të mëngjesit. Një tentativë të parë gjysëm të kamufluar për këtë e bëri gjatë një inspektimi të përbashkët me kryeministrin.

Por duke mos u mjaftuar me këtë ai është shfaqur me kërkesën e vet edhe te emisioni i Luana Vjollcës për të përgënjeshtruar atë që të gjithë panë me sytë e tyre se shefi i kishte thënë që t’i lyente shkallët që të nesërmen në orën 4 e 30 të mëngjesit.

“I pyetur: në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite. “Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- tha ai duke iu skuqur fytyra më pak se disa ditë më parë.

Dhe pafytyrësia nuk përfundon këtu. Meqë Lali e hodhi hapin zyra e tij e shtypit filloi të përhapë në media lajmin që konfirmonte versionin e tij duke shkuar edhe më tej duke thënë se sherri mes dy udhëqhqësve ishte shpikur nga dëshira e opozitës për ti parë ata duke u zënë.

Por sado të dridhet e të spërdridhet Lali Eri të gjithë e panë videon e parë (lart) kur Rama i drejtohet fillimisht atij: “pse nuk i lyeni shkqllët o Erion”. Dhe vetëm kur hyjnë brenda dhe Lali guxon të mari fjalën kryeministi i drejton gishtin harbutshe: “Ty ty të them ti do ngrihesh vetë në 4 30 të mëngjesit dhe do e lyesh shkallën. Dakord?”

Aty shihet qartë që rreth e rrotull nuk ka asnjë administrator pallati.

Por e gjitha kjo histori sa banale aq edhe meskine nuk vlen për të treguar se sa langaraq është në mashtrimet e tij Lali Eri. Por për të kuptuar se kur arrijnë të gënjejnë edhe për episode kaq të vogla se sa u duhet besuar realisht këtyre lloj politikanëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...