Prokuroria ka dhënë pretencën për Ervin Salianjin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim.
Kështu, për Ervin Salianjin është kërkuar dënim me 1 vit e 6 muaj burg të konvertuuar në shërbim prove 3 vjet. Pezullimi i dënimit për Salianjin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.
Për Jetmir Olldashin u kërkua dënimi me 1 vit burgim, të konvertuar në punë me interes publik për 200 orë.
Për Albert Veliun, të akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe për “kalim të paligjshëm te kufirit” është kërkuar dënim me 3 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për Fredi Alizotin 3 vite burg.