Pretenca për Salianjin, Manjani sulmon prokurorin Kolë Hysenaj: Çmenduri juridike, lajthitje e rëndë në objekt e ligj

Tuesday, 10 December 2019 16:18

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale”. Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shprehet se kallëzimi që të jetë i rremë, duhet të rrëfejë një krim që s’ka ndodhur apo është bërë për të filluar një çështje ndaj dikujt padrejtësisht. Sipas tij, konkluzioni i prokurorit Kolë Hysenaj, ëq është marrë me këtë dosje është çmenduri juridike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Nuk do ta besoja po të ma rrefente dikush konkluzionin krejt alogjik dhe pa asnjë mbështetje ligjore të Prokurorisë që akuzon njerëz për kallëzim të rremë, ndërkohë që nuk është bërë kallëzim fare!!! Çmenduri juridike, që sigurisht lë shteg për hamendësime nga më të ndryshme. Siç mund ta shihni në këtë foto, Kallëzimi i Rremë (neni 305) është mjë vepër penale në kapitullin e Veprave Penale ndaj Drejtësisë. Pra kallëzimi i rremë synon të konfuzojë drejtësinë.

Që të gjendemi përpara akuzës për Kallëzim të Rremë, duhet të të kesh bërë një kallëzim në Prokurori si fillim. Pastaj kjo e fundit çmon nëse kallëzimi i bërë ka patur ndonjë qëllim nga ato që përmban neni 305 apo jo. Pra, kallëzimi që të jetë i rremë duhet të rrëfjë një krim që ska ndodhur apo është bërë për të filluar një çështje ndaj dikujt padrejtësisht.

Asnjëri nga ata persona, që sot Prokuroria i ka akuzuar dhe në pretencën e saj ka kërkuar dënim, NUK BËRI KURRË NJË KALLËZIM në Prokurori.

Pra të akuzosh për Kallëzim të Rremë, pa kallëzim fare quhet NONSENS juridik. Lajthitje e rëndë në objekt e në ligj.

Login to post comments